
Kristiano Ronaldo nuk do të luajë më për një klub të madh evropian dhe nuk do të garojë në garat prestigjioze të klubeve të krijuara nga UEFA, por qershorin e kaluar, CR7 mori pjesë në një tjetër kampionat evropian me Portugalinë e tij, duke u ndalur vetëm pas penalltive kundër Francës në çerekfinalet.
Pasi mbaroi aventurën me Portugalinë në “EURO 2024”, CR7 më pas u kthye në Arabinë Saudite për t'u ribashkuar me Al Nassr dhe në ndalesën e fundit të ekipeve kombëtare për Ligën e Kombeve ai shënoi edhe dy gola kundër Kroacisë dhe Skocisë (të dyja ndeshjet e fituara).
Me pak fjalë, kampioni portugez nuk ndalet kurrë. Dhe me rastin e publikimit të episodeve të reja të serialit të Netflix "Unë, Xheorxhina", kushtuar gruas së tij, u shfaqën kuriozitete të reja për karrierën e ish-lojtarit të Realit të Madridit dhe Juventusit, ndër skuadrat e tjera për të cilat ai luajti, duke folur edhe për kalimin në Ligën Saudite në vitin2023.
"Kur Kristiano më tha se do të luante për Al-Nasri, u ndjeva shumë e lehtësuar, sepse mezi prisja të largohesha nga Mançesteri. E dija që na prisnin gjëra të mëdha dhe të gjithë ishim super të motivuar. Isha shumë e lumtur që zhvendosesha në Arabinë Saudite”.
Ndërsa për fundin e mundshëm të karrierës së 39-vjeçarit, pesë herë fitues të “Topit të Artë”, Xheorxhina, u shpreh: "Është e pabesueshme edhe sot të shohësh sesi futbolli ende e motivon atë si ditën kur e takova.
Ai gjithmonë do të japë gjithçka. Kur njerëzit më pyesin se kur do të thotë lamtumirë Kristiano, i them vetes se mund të tërhiqet në moshën 50-vjeçare”,- tha Xheorxhina Rodriguez.
Lini një Përgjigje