TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 17:11

Jo vetëm rrëzim nga kategoria, Mançester Siti rrezikon dënime edhe më të rënda

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm rrëzim nga kategoria, Mançester Siti rrezikon

Mançester Siti akuzohet për 115 rregulla të thyera gjatë merkatos, duke kaluar kufijtë e lejuar të Fair Play financiar. Këtë të hënë nisi zyrtarisht gjyqi kundër klubit.

Ky gjyq po mbikëqyret nga një komision i pavarur prej tre gjyqtarësh dhe i referohet periudhës së transferimeve nga viti 2009 deri në vitin 2018.

Drejtuesit e Sitit deri tani thuhet se nuk kanë dhënë detaje të sakta për pagesat e lojtarëve dhe trajnerëve, kanë shkelur rregullat e deklarimit të fitimit dhe kanë mospërputhje me rregulloret e UEFA-s për transferimin e lojtarëve.

Klubi anglez pretendon se është i pafajshëm. Kështu tha edhe Pep Guardiola pak ditë më parë: “Deri ditën kur mbaron gjyqi, të gjithë janë të konsideruar të pafajshëm, kështu që prisni”.

“Telegraph” raporton se, nëse vërtetohen shumica e akuzave, Siti nuk është se do t’ia hedhë vetëm duke u rrëzuar nga kategoria, por do të marrë gjoba të majme dhe do të përjashtohet nga FA Cup dhe Carabao Cup.

mançester siti skuadra angleze

Lini një Përgjigje