
Djali i legjendës së Mançester Junajtid, Devid Bekam, Romeo Bekam ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 22-vjeçare.
Ish-lojtari i Brentfordit ka vendosur të ndjekë hapat e nënës së tij Viktoria Bekam dhe të bëjë karrierë në modë.
Romeo Bekam filloi rrugëtimin e tij si futbollist me skuadrën e të rinjve të Arsenalit në vitin 2015 përpara se të kalonte në akademinë e Inter Majemit në vitin 2021.
Ai kaloi dy vjet me klubin amerikan në ekipin e tyre rezervë përpara se të bashkohej me ekipin B të Brentfordit në verën e vitit 2023.
22-vjeçari kishte një prirje për modën që në fëmijëri. Në moshën vetëm 10 vjeç, ai u shfaq në një fushatë të Burberry Kids dhe u votua si njeriu i 26 i veshur më mirë i Britanisë në vitin 2011.
Në vitin 2021, ai nënshkroi një marrëveshje 1.2 milionë stërlina me Puma për të qenë imazhi i markës së tyre.
Për më tepër, Romeo Bekam ishte modeli i kopertinës së “L’Uomo Vogue” në vitin 2021 dhe gjithashtu ka punuar për Yves Saint Laurent si model.
Sipas një raporti nga “The Sun”, Romeo Bekam së fundmi nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me një agjent të modës në Paris Safe Management.
Raporti më tej thoshte se Romeos i pëlqente të luante për Brentfordin, por zgjodhi t’i kushtonte gjithë kohën e tij modës – një karrierë për të cilën ai ishte i pasionuar.
Lini një Përgjigje