TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 17:33

Tronditet akademia e PSG-së, mësuesi arrestohet për ngacmim seksual ndaj fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet akademia e PSG-së, mësuesi arrestohet për ngacmim

Një zbulim tronditës është bërë të mërkurën nga "Radio Monte Carlo" (RMC), duke bërë të ditur se një nga mësuesit në shkollën që është pjesë e qendrës së trajnimit dhe Akademisë së PSG-së, është arrestuar pas akuzave të supozuara për ngacmim seksual të fëmijëve të akademisë!

Mësuesi 27-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht fëmijët në mënyra të ndryshme (ka raportime për puthje në qafë), ndërsa siç e ka regjistruar “RMC” ndër të tjera ka kërkuar nga fëmijët foto dhe video përmes rrjeteve sociale.

Mësuesi në fjalë i Akademisë së Parisit është dërguar tashmë në një gjykatë lokale, ku ka pranuar veprimet e tij, ndërsa një gjyq është planifikuar të zhvillohet në fund të janarit të vitit 2025.

Sapo u informuam, klubi mori menjëherë të gjitha masat e nevojshme”, tha PSG-ja në një deklaratë për “RMC”.

Mësuesi me kohë të pjesshme është pezulluar dhe pa vonesë janë njoftuar organet përkatëse, duke marrë menjëherë çështjen. Mbrojtja e integritetit të sportistëve ka qenë dhe mbetet gjithmonë një prioritet absolut për PSG-në.”

27-vjeçari referohet në gjykatën penale të Versajës për korrupsion të të miturve, siç raportojnë mediat franceze. Seanca është caktuar më 31 janar.

psg mësuesi i akademisë

Lini një Përgjigje