
Revista gjermane “Sport Bild” parashikon një ndryshim me efekt domino në stolat e dy klubeve europiane, Reali i Madridit dhe Bajer Leverkusen.
Duke qenë se gjërat nuk duken edhe aq të qeta në “Santiago Bernabeu”, me “Los Blancos” që nuk po gjejnë ritmin e sezonit të kaluar, ekziston shansi që Karlo Ançeloti të mos vijojë si trajner i madrilenëve në qershor të vitit 2025.
Ky pritet të jetë fundi i epokës së tij me rekordmenët e Champions League. Pasues i tij në “Santiago Bernabeu” pritet të jetë Çabi Alonso, një ish-lojtar i shkëlqyer i “Los Blancos”.
Bajer Leverkusen do të reagojë duke marrë një tjetër legjendë madrilene për të drejtuar “Aspirinat”. I përzgjedhuri është Raul. Skenar filmash? Padiskutim që po, por mediat gjermane dallohen për seriozitet dhe duhen konsideruar.
Lini një Përgjigje