TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 19:17

Disa lojtarë të Bajernit të bezdisur me komunikimin e trajnerit Kompani, formacioni me mesazh në “Whatsapp”

Shkruar nga Pamfleti

Disa lojtarë të Bajernit të bezdisur me komunikimin e trajnerit

“Kicker” raporton se disa lojtarë të Bajernit të Mynihut po irritohen nga mungesa e komunikimit të trajnerit Vinsent Kompani kur bëhet fjalë për skuadrën.

Lojtarët e mërzitur kryesisht janë ata që u mungon minutazhi në ndeshjet hapëse të sezonit ose lojtarët që janë lënë plotësisht jashtë skuadrës. Arsyeja për këtë është se skuadra dhe 11 fillestarët zbulohen me mesazh në “Whatsapp” dhe kaq! Acarimi vjen nga fakti se nuk u komunikohet arsyeja pse lojtarët janë lënë jashtë dhe kjo është gjithçka që lojtarët duan të dinë, pse janë lënë jashtë.

Erik Dajer, Konrad Laimer, Zhoao Palinja dhe Leon Goretcka janë disa nga lojtarët në javët e fundit që kanë luftuar për minutazhin. Megjithatë, me mungesën e mbrojtësve qendrorë të besueshëm, pa mbrojtës të djathtë dhe lojëra kundër ekipeve më të mëdha në horizont, tre të parët ka të ngjarë të përfitojnë minuta.

Ndërsa rasti i Goreckës mbetet rasti i profilit të lartë. 29-vjeçari u shfaq dhe madje shënoi në fitoren 9-2 të Bajernit kundër Dinamos së Zagrebit, por reagimi i tij bëri fjalë, pasi ai është lënë jashtë skuadrës dy herë tani në ndeshjet e para të sezonit të Rekordmeister.

 

bajerni i mynihut vinsent kompani trajneri i bavarezëve

Lini një Përgjigje