TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 18:53

Bie pista çeke, mesfushori i Vllaznisë transferohet në Dubai

Shkruar nga Pamfleti

Bie pista çeke, mesfushori i Vllaznisë transferohet në Dubai

Rejan Alivoda mund të nisë një aventurë të re në Dubai.

Skuadra ka rënë dakord për ta blerë kartonin e 21-vjeçarit, por shifra ende nuk është bërë e ditur edhe pse Vllaznia ka pretenduar jo më pak se 300 mijë euro.

Rikujtojmë që më parë Alivoda është përfolur edhe për një kalim te Slavia e Pragës, por mesa duket e ardhmja e 21-vjeçarit është tek Ittihad Kalba.

Futbollisti mund të niset nesër drejt ekipit të ri, por Vllaznia nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi këtë transfertë.

Alivoda ka luajtur 91 ndeshje me kuqeblutë,  duke shënuar 6 gola në kampionatin shqiptar. Ai gjithashtu, ka luajtur edhe me Kombëtaren U-21 nën drejtimin e Alban Bushit.

rejan alivoda mesfushori i vllaznisë

Lini një Përgjigje