TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2025, 17:54

Premier League/ Arsenali katër fitore radhazi, shkëputet me 4 pikë në krye!

Shkruar nga Pamfleti

Premier League/ Arsenali katër fitore radhazi, shkëputet me 4

Premier League zhvilloi këtë të diel katër ndeshjet e programuara për në orën 15:00. Arsenali fitoi 1-0 kundër Crystal Palace në shtëpi me golin e Eze në minutën e 39-të të takimit dhe e sheh veten në krye të renditjes me 22 pikë, duke lënë pas ndjekësit.


Në Birmingham, vendasit e Aston Villas bënë surprizën e madhe duke mposhtur 1-0 Manchester Cityn falë golit të Cash në minutën e 19-të. City barazoi në minutën e fundit me Haaland, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Burnley mori fitoren e dytë radhazi duke mposhtur 2-3 Wolves. Te Burnley në stol gjatë gjithë ndeshjes qëndroi Armando Broja.

Arsenal me 22 pikë mban kreun, ndjekur nga surpriza Bournemouth që edhe sot fitoi 2-0. Pas tyre Sunderland i Xhakës dhe Man. City.

Lini një Përgjigje