
Një fillim i zjarrtë për El Clasicon e parë të këtij sezoni, ku Real Madrid shfrytëzoi superioritetin në goditje këndi për të siguruar një avantazh 2-1 ndaj Barcelonës në fund të pjesës së parë.
Ndeshja, e luajtur në "Santiago Bernabeu", u karakterizua nga një ritëm i lartë, pritje të mahnitshme nga portierët dhe vendime të diskutueshme nga VAR-i, duke mbajtur tifozët në ankth deri në minutën e fundit.
Ndeshja filloi me një konfuzion të menjëhershëm: Në minutën e 3-të, Lamine Yamal rrëshqet dhe shkakton një faull, duke i dhënë një penallti Real Madridit. Gjyqtari Cesar Soto Grado e anuloi menjëherë vendimin pas një rishikimi të shpejtë VAR, duke lënë madrilenët të zhgënjyer.
Barcelona, e udhëhequr nga një zotërim dominues në mbajtjen e topit, krijoi shanse të hershme me anë të Marcus Rashford i cili gjeti një goditje këndi në minutën e 2-të, por Thibaut Courtois e kapi atë lehtësisht. Drama u rrit në minutën e 12-të kur Kylian Mbappe goditi nga distanca dhe topi u fut në rrjetë, duke ndryshuar rezultatin në 1-0. Festimet u ndërprenë menjëherë nga sinjali i VAR-it për pozicion jashtë loje, dhe pas një shqyrtimi të gjatë, gjyqtari anuloi golin.
Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan. Në minutën e 22-të, Mbappe u shërbye në zonë dhe nuk e humbi mundësinë, duke kaluar topin me një goditje të fuqishme poshtë shtyllës së majtë dhe duke vulosur shifrat 1-0 për Real Madridin.
Barcelona provoi të reagonte. Në minutën e ‘34, Ferran Torres u ndal nga një pritje e mrekullueshme e Courtois. Por kulmi erdhi në minutën e 38-të: Fermin Lopez mori një pasim të saktë nga Pedri, u gjend një kundër një me portierin dhe e dërgoi topin me qetësi në mes të portës dhe duke rikthyer ekuilibrin 1-1.
Reali do të tentonte sërish, dhe në të ‘43-tën arriti kulmin: Pas një pasimi nga Eder Militao, Bellingham gjeti portën e zbrazët dhe e vulosi 2-1 për madrilenët.
Dy minuta më vonë, në minutën e 45-të, Mbappe shënoi sërish, por goli u anulua sërish për offside dhe rezultati mbeti në shifrat 2-1. Me Realin në avantazh, por Barcelonën ende të rrezikshme falë zotërimit, pjesa e dytë mbetet e hapur.
Lini një Përgjigje