TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2025, 14:30

Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij në Iran (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol dhe festë si Ronaldo, Jasir Asani vijon me superformën e tij

Jasir Asani po kalon një moment fantastik me skuadrën iraniane të Esteghlal.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe në sfidën ndaj Fajr Sepasit, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve radhazi me gol.

Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga pika e bardhë dhe festoi në stilin e tij karakteristik – fillimisht me shqiponjën, më pas me “Siu”-n e famshëm të Cristiano Ronaldos.

Atmosfera në stadium ishte elektrizuese dhe me tension, pasi tifozët vendas hodhën shishe në fushë pas golit të shqiptarit. E njëjta skenë u përsërit edhe pas penalltisë së dytë të shënuar nga Esteghlal.

Ky është goli i dytë i javës për Asanin, pas atij të realizuar në Champions-in aziatik. Anësori kuqezi duket se ka gjetur formën e tij më të mirë që prej transferimit te gjiganti iranian në verë.

1 Komente

  1. p
    pretorian

    Mos me keqkuptoni, por ky Jasir Asani me emer dhe mbiemer duket si arab. I pershtatet shume mire Iranit. Si ka mundesi me qene ky shqiptar, me kete emer? Nuk habitem, ka dhe me keq ne trojet shqiptare.

    Lini një Përgjigje