Sot në orën 16:15 e gjithë bota e futbollit do i ketë sytë nga El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës. Në 'Bernabeu' luhet akti i dhjetë i La Ligës për këtë sezon dhe data 26 tetor vendos përballë dy skuadrat më me rivalitet thuajse në gjithë botën.
Pas nëntë ndeshjeve të luajtura këtë sezon, Real Madrid me 24 pikë qëndron në krye të klasifikimit, dy pikë më shumë se Barça, që mund të rikthehet në vendin e parë.
Reali kërkon 'hakmarrje' për sezonin e kaluar
El Clasico i sotëm pritet të jetë një sfidë e ngarkuar emocionalisht për Realin, i cili kërkon 'hakmarrje' pas poshtërimeve të sezonit të kaluar. Katër fitoret e Barcelonës ndaj madrilenëve në sezonin e shkuar janë ende të freskëta në kujtesë, veçanërisht humbjet e rëndë 0-4 në 'Bernabeu' dhe humbja 5-0 në finalen e Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite. Edhe pse Alonso ka qenë diplomatik në deklarata, dëshira për 'hakmarrje' është e qartë brenda klubit madrilen. Tifozët presin që skuadra e tyre të japë një përgjigje të fortë në fushë.
Skuadra e Xabi Alonsos e pret ndeshjen në një atmosferë më të qetë dhe me një grup më të plotë lojtarësh. Ndërkohë, Barcelona udhëton në kryeqytet me shumë probleme. Kampionët kanë një listë të gjatë mungesash për shkak të lëndimeve dhe do të jenë pa trajnerin Hansi Flick, i cili u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar ndaj Gironas, sfidë që katalanasit e fituan me vështirësi në kohën shtesë. Dy portierët Marc Andre Ter Stegen dhe Joan Garcia mungojnë, derisa mungesa të mëdha janë edhe Gavi, Dani Olmo, Raphinha dhe Robert Lewandovski.
Përballjet direkte
Në historinë e përballjeve direkte, Real Madridi është më i suksesshëm me 105 fitore, ndërsa Barcelona ka 104. Epo, nuk do shumë që të kuptohet pse ky duel ka një rivalitet të tillë.
'Truku' i Real Madridit
Kjo do të jetë ‘El Clasico’ e parë për Xabi Alonson në rolin e trajnerit të Realit dhe duket se 15-herë kampionët e Evropës janë gati të bëjnë një ndryshim të minutës së fundit. Sipas gazetës AS, Real Madrid do të mbyllë çatinë e të stadiumit të rinovuar me vlerë 1 miliard euro për këtë ndeshje, një praktikë që është përdorur disa herë që nga vënia në funksion në vitin 2023. Diçka e tillë vjen me një leje nga UEFA, kjo për të bërë që atmosfera e tifozëve të ndihet më e madhe.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois; Carreras, Huijsen, Militao, Valverde; Tchouaméni, Camavinga, Bellingham; Arda Guler, Vinicius, Mbappe Trajner: Xabi Alonso
Barcelona: Szczesny; Balde, Cubarsi, Eric Garcia, Kounde; De Jong, Pedri, Fermin; Rashford, Lamine Yamal, Ferran Torres
Trajner: Hansi Flick (i dënuar)
Lini një Përgjigje