TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 21:30

7 gola në 7 ndeshje, sulmuesi i kombëtares shqiptare feston me shqiponjë në Premier Ligën angleze

Shkruar nga Pamfleti

7 gola në 7 ndeshje, sulmuesi i kombëtares shqiptare feston me

Vetëm 8 minuta i janë nevojitur sulmuesit të Kombëtares Armend Muslika për të shënuar në javën e 8 të Premier Ligë U-18 ndaj Leissterit, e përfunduar me shifrat 2-0 për “Gjelat” londinezë.

Pas konkretizimit, 16-vjeçari shqiptar festoi me shqiponjë. Në këtë sezon me Totenhemin në Premier Ligë U-18, Muslika numëron 7 gola në 7 ndeshje, statistika mbresëlënëse për një 16-vjeçar.

Me Shqipërinë, ai ka arritur deri tek U-17. Premisat janë të mëdha që Armend Muslika të lërë “gjurmë” si protagonist shumë shpejt tek ekipi kryesor i Totenhemit dhe Kombëtarja shqiptare.

armend muslika sulmuesi i kombëtares shqiptare totenhem u-19

Lini një Përgjigje