
Federata Shqiptare e Futbollit ka përfunduar procesin e aplikimeve për shortin e biletave të ndeshjes Shqipëri-Angli, që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Air Albania”.
Pas mbylljes së afatit të aplikimeve nga tifozët, FSHF-ja ka nisur sot përzgjedhjen e fituesve që do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër kombëtaren kuqezi në këtë përballje të rëndësishme, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026, shkruan “Top Channel”.
Sipas njoftimit zyrtar, sistemi elektronik ka përzgjedhur në mënyrë të rastësishme aplikantët fitues, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të njoftohen me e-mail nëse janë përzgjedhur apo jo, njësoj si në duelin me Serbinë.
Shqipëria do të mund të sigurojë matematikisht vendin e saj në “Play Off” nëse do të fitojë me Andorrën dhe Anglia të mundë Serbinë në Londër.
Lini një Përgjigje