TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 20:33

Mançester Junajtid merr fitoren e tretë radhazi pas shumë sezonesh, “Djajtë e Kuq” mposhtin me poker Brajtonin

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid merr fitoren e tretë radhazi pas shumë

Pas shumë sezonesh, Mançester Junajtid ka marrë fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë. “Djajtë e Kuq” kanë mundur në “Old Trafford” 4-2 Brajtonin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9 në Premier Ligë.

Serinë e golave e hapi Mateus Kunja në minutën e 24, braziliani shënoi me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 33 ishte radha e Kasemiros për të dyfishuar shifrat. Braziliani shënoi me një goditje të fortë nga distanca, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve miq.

Në minutën e 60 ishte Brajan Mbeumo që shënoi golin e tretë pas asistit të bukur të Benxhamin Seskos. Në minutën e 73, një ish i “Djajve”, Deni Uellbek, shënoi për Brajtonin një supergol nga goditja e dënimit.

Në minutën e 90+2, Brajtoni shënon golin e dytë me Karalampos Kostulas, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga këndi nga Xhejms Milner. Në minutën e fundit shtesë ishte Brajan Mbeumo që shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 4-2 të Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e katërt me 16 pikë.

mançester junajtid brajton premier liga

Lini një Përgjigje