TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 20:07

Napoli harron turpin e mesjavës dhe rikthehet i frikshëm, skuadra e Kontes kthen me “këmbë në tokë” Interin dhe merr kreun

Shkruar nga Pamfleti

Napoli harron turpin e mesjavës dhe rikthehet i frikshëm, skuadra e

Pas turpërimit në mesjavë në Champions League ku u mund 6-2 nga PSV, Napoli ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar 3-1 ndaj Interit, rivalit kryesor për titullin në supersfidën e javës së tetë, të luajtur në stadiumin e tejmbushur “Diego Armando Maradona”.

Momenti kryesor i pjesës së parë ishte në minutën e 30, ku pati një kontakt në zonë fillimisht mes Mkitarian dhe Di Lorencos dhe më pas një ndërhyrje rrëshqitëse nga Açerbi, ndaj kapitenit të Napolit. Arbitri dha penallti, e cila u konfirmua dhe nga VAR.

Kevin De Brojne u tregua i saktë nga 11 metrat dhe kaloi Napolin në avantazh. Pak minuta më pas, De Brojne ishte i pafat, pasi lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Edhe tek Interi, Mkitarian u largua për shkak dëmtimi. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Napolin.

Pjesa e dytë ishte vërtetë spektakolare. Në minutën e 53, pas një topi të gjatë të marrë nga Leonardo Spinacola, Skot MekTomeni shënoi golin e dytë për vendasit me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 56, krosimi i Dimarkos për Lautaro Martinez, goditja e argjentinasit u ndal me dorë nga Alesandro Bonxhorno, arbitri dhaq penallti. I zakonshmi, Hakan Çalhanoglu u tregua i saktë nga 11-metrat. Në minutën e 67, Frenk Angisa shënoi golin e tretë për Napolin. Mesfushori kamerunas bëri vetë gjithçka mirë dhe finalizoi në mënyrë perfekte aksionin, duke mposhtur Jan Somer për herë të tretë.

Rezultati përfundimtar 3-1. Interi ndalet pas 4 fitoreve radhazi në kampionat, Napoli rikthehet te fitorja dhe vendi i parë në renditje me 18 pikë.

napoli inter seria a

Lini një Përgjigje