TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 21:27

Pësoi dëmtim të rëndë në kokë dhe ra në koma, ndërron jetë ish-talenti i akademisë së Arsenalit

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi dëmtim të rëndë në kokë dhe ra në

Bota e futbollit është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri anglez Billi Vigar, i cili humbi jetën në moshën vetëm 21-vjeçare, pas një dëmtimi të rëndë në kokë të pësuar gjatë një ndeshjeje në Angli.

Ish-sulmuesi i akademisë së Arsenalit u përplas me një mur betoni gjatë përpjekjes për të mbajtur topin në lojë në një ndeshje të zhvilluar të shtunën në stadiumin e “Wingate & Finchley”, në kuadër të Isthmian Ligë Premera Divizion.

Si pasojë e goditjes së fortë në kokë, Vigar u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos në koma të induktuar, shkruan “Daily Mail”.

Familja e tij konfirmoi me dhimbje lajmin e trishtë: “Pas një dëmtimi të rëndë në tru të shtunën, Billi u vendos në koma të induktuar. Të martën iu nënshtrua një operacioni për të ndihmuar në rikuperimin e mundshëm, por për fat të keq, dëmtimi ishte shumë i rëndë. Ai ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes. Jemi të shkatërruar, por të prekur nga dashuria që ka marrë Billi nga bota e sportit.”

Klubi i Çiçester Siti, ku Vigar aktivizohej këtë sezon, anuloi ndeshjen e fundjavës dhe publikoi një mesazh ngushëllimi: “Me shumë trishtim konfirmojmë ndarjen nga jeta të Billi Vigar. Ai ishte një djalë i dashur dhe një pjesë e rëndësishme e klubit tonë. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e tij”.

Vigar ishte pjesë e ekipit U-21 të Arsenalit deri në vitin e kaluar dhe gjatë karrierës së tij të shkurtër ishte huazuar edhe te Derbi Kaunti dhe Istburn Borou, ku la përshtypje shumë pozitive.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e futbollit anglez. Mes shumë mesazheve prekëse, Federata Angleze e Futbollit (FA) shkroi: “Jemi të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Billi Vigar. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.”

Derbi Kaunti, një prej ekipeve ku ai aktivizohej më parë, deklaroi: “Billi ishte pjesë e ekipit tonë U-21 gjatë sezonit 2022-2023. Humbja e tij është një tronditje për të gjithë në klub. Mendimet tona janë me të afërmit e tij”.

Istburn Borou shtoi: “Billi ishte një djalë i jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë jemi të tronditur”.

Në rrjetet sociale janë shtuar thirrjet për një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës në të gjitha ligat jo-profesionale në Angli, në nder të Vigar.

billi vigar ish-sulmuesi i akademisë së arsenalit

Lini një Përgjigje