TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 21:28

“Lojtarët ishin të tensionuar, penalltia krijoi nervozizëm”, Marota shpërthen në akuza pas humbjes ndaj Napolit: Mjaft më me ‘rigorina’

Shkruar nga Pamfleti

“Lojtarët ishin të tensionuar, penalltia krijoi

Penalltia e dhënë për Napolin ishte vendimtare për të prishur ekuilibrin e ndeshjes, edhe pse më pas Napoli e meritoi fitoren”, këto ishin fjalët e presidentit të Interit, Bepe Marota, pas humbjes në “Maradona” ndaj skuadrës së ish-trajnerit Antonio Konte.

Marota shpjegoi se arbitri fillimisht nuk kishte akorduar penallti, por vendimi erdhi pas ndërhyrjes së gjyqtarit anësor:

Arbitri nuk kishte fishkëllyer, por penalltia u dha nga sinjalizimi i anësorit. Një situatë e tillë do të kishte merituar ndërhyrjen e VAR-it. Më pas ai fishkëlleu sepse vendos asistenti. Mjaft më me ‘rigorina’, arbitri nuk mund të ndikohet nga një ndihmës që ndodhet 30 metra larg.”

Numri një i Interit pranoi gjithashtu se episodi ndikoi në gjendjen emocionale të skuadrës:

Lojtarët ishin të tensionuar, ajo penallti krijoi nervozizëm. Ndikimi ekzistoi. Megjithatë, Napoli mund ta kishte fituar ndeshjen edhe pa atë episod”, përfundoi Marota.

bepe marota presidenti i interit

Lini një Përgjigje