TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2025, 23:09

Liverpuli në “shok total”, Brentfordi i shkakton humbjen e 4 radhazi; të kuqtë në krizë rezultatesh për më shumë se një muaj

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli në “shok total”, Brentfordi i shkakton humbjen e 4

Pas fitores 1-5 në mesjavë ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit në Champions League, u duk sikur Liverpuli i dha fund humbjeve radhazi dhe tani do vinte edhe kthesa e madhe në Premier Ligë, por nuk ndodhi kështu.

Kampionët e Anglisë janë mposhtur me shifrat 3-2 nga Brentfordi, ndeshje e vlefshme për javën e 9 në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot ka pësuar humbjen e 4 radhazi.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 5 me Dango Uatara.

Në fund të kohës së rregullt të pjesën së parë, Kevin Shejd dyfishoi shifrat për Brentfordit, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt që mori nga Damsgard.

Megjithatë, në fund të shtesës, Liverpuli gjeti golin me Milosh Kerkez. Hungarezi riktheu në lojë të kuqtë,.

Në minutën e 60, Igor Tiago vulosi fitoren e Brentfordit dhe zhyt kështu Liverpulin në krizë të thellë rezultatesh prej më shumë se 1 muaji. Fitorja e fundit e kampionëve të Anglisë daton më 20 shtator të këtij viti në derbin me Evertonin me shifrat 2-1.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, Liverpuli ngushtoi diferencën me golin e realizuar nga Muhamed Salah në minutën e 89 të ndeshjes, por goli i egjiptianit pati vlerën e statistikës.

Me këtë humbje, Liverpuli renditet në vendin e 6 me 15 pikë, 4 më pak se Arsenali kryesues, por “topçinjtë” kanë një ndeshje më pak dhe në rast fitoreje, ekipi i Artetës do të thellonte në 6 pikë diferencën me Liverpulin, ndërsa Brentfordi ngjitet në vendin e 9 me 13 pikë.

brentford liverpul premier liga

Lini një Përgjigje