TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2024, 21:14

Po rigjen formën e dikurshme pas transferimit tek Espanjoli, Kumbulla më i vlerësuari në mbrojtjen e katalanasve

Shkruar nga Pamfleti

Po rigjen formën e dikurshme pas transferimit tek Espanjoli, Kumbulla

Marash Kumbulla, duket se po gjen formën e dikurshme tek Espanjoli, skuadër ku u transferua gjatë verës në huazim nga Roma.

Mbrojtësi i Shqipërisë, regjistroi ndeshjen e tretë radhazi si titullar në La Liga. Kumbulla e nisi nga minuta e parë sfidën ndaj Rajo Vajekanos, ku Espanjoli fitoi me rezultatin 2-1.

24-vjeçari kuqezi, tregoi një paraqitje shumë të mirë, duke qenë nga më të spikaturit në fushë. Në vlerësimet e dhëna pas ndeshjes, Kumbulla, ishte lojtari me notën më të lartë në mbrojtje.

Shqiptari luajti gjatë gjithë takimit, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Madje në minutën e 73, iu afrua edhe golit pas një goditje këndi, por nuk e devijoi dot topin.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare espanjol

Lini një Përgjigje