
Bajerni i Mynihut ka mposhtur Fraiburgun me shifrat 2-0, duke marrë kështu fitoren e dytë radhazi në Bundesligë.
Pas disa rasteve me Majkëll Olise, për të parë golin e parë u desh të pritej fundi i pjesës së parë. Pas një prekje me dorë në zonë të Kristian Gunter, me rishikimin e VAR u vendos për penallti.
Herri Kejn ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë i takoi bavarezëve, por për të parë golin e sigurisë u desh të pritej minuta e 78. Serzh Gnabri asistoi për Tomas Myler që gjeti rrjetën për 2-0. Një gol që vjen në ditën kur Myler luajti ndeshjen numer 710 me Bajernin e Mynihut në histori, askush si ai!
Me këtë fitore, Bajerni i Mynihut ka tashmë 6 pikë, ndërsa Frajburgu mbetet me 3 pikë.
Lini një Përgjigje