
Kilian Mbape nuk është duke kaluar momentet e tij më të mira, ose të paktën të parashikuara, në javët e para si lojtar i Realit të Madridit. Sulmuesi francez jo vetëm që nuk po tregohet efikas para porte, por nuk e gjen veten lirë në të shumtën e rasteve. Me pak fjalë, ndihet i bllokuar.
Mediat spanjolle janë nxituar duke hamendësuar se ndoshta Vinisius nuk e ndihmon sa duhet, aq sa së fundmi janë publikuar disa video, në të cilat braziliani shfaqet duke injoruar shokun e tij të skuadrës. Mbape nuk e ka fshehur mërzinë e tij në disa episode.
“AS”, megjithatë, raporton se drejtuesit e klubit nuk janë aspak të shqetësuar. Ata kanë analizuar situatën dhe kanë arritur në një përfundim: “Mbape nuk është problemi, por më i miri”.
Perez dhe Ançeloti deri tani nuk kanë zhvilluar asnjë mbledhje urgjente dhe as kanë marrë ndonjë vendim për të ndryshuar ndonjë detaj në ofensivën e Realit të Madridit. I vetmi mendim në kokën e trajnerit italian aktualisht është si të ndihmojë lojtarët e stolit për të marrë më shumë minuta.
Lini një Përgjigje