TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2024, 17:04

Çudira në futbollin shqiptar/ Ndeshja Partizani U19-Apolonia U19 nis me 9 lojtarë, futbollistët nuk kishin fanela (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çudira në futbollin shqiptar/ Ndeshja Partizani U19-Apolonia U19 nis

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme, Partizani U19-Apolonia U19.

Sfida e vlefshme për javën e dytë të Superiores së moshave, u zhvillua në “Arena e Demave”, teksa Apolonia e nisi ndeshjen me 9 lojtarë.


Kjo për shkak të mungesës së fanellave te klubi fierak. Kjo madje ka bërë që sfida e parashikuar të startonte në orën 12:00, ka startuar 1 orë e gjysmë me vonesë, pra në orën 13:30.

Një tjetër ngjarje kjo që vë në pah problematikat e futbollit shqiptar të shfaqura jo vetëm në futbollin e moshave, por edhe në rangun profesional.

partizani u-19 apolonia u-19

Lini një Përgjigje