
Çelsi nuk arriti dot më shumë se një barazim 1-1 kundër Kristal Palas. “Blutë e Londrës” e nisën mirë pjesën e parë, duke arritur të shënonin pas 25 minutash lojë me Xhekson. Kol Palmer vijoi me klasin dhe efikasitetin e tij në fushë duke asistuar për sulmuesin e Çelsit dhe pjesa e parë u mbyll në avantazh për ekipin e Enzo Mareskës.
Situata ndryshoi në pjesën e dytë. Kristal Palas intensifikoi sulmet në gjysmëfushën kundërshtare, derisa gjeti shpejt golin e barazimit, shënuar nga Eze në minutën e 54.
Ndërkohë, në ndeshjen Njukasëll-Totenhem pati edhe gola, edhe spektakël. Vendësit fituan 2-1 me gola të shënuar nga Barnes dhe Isak. Performanca e “Qymyrxhinjve” ishte e mjaftueshme për sigurimin e tri pikëve, pavarësisht autogolit nga Bërn.
Lini një Përgjigje