TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2024, 19:39

Ilir Daja i jep lamtumirën Ballkanit, tekniku kryeqytetas drejt stolit të Dinamos

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Daja i jep lamtumirën Ballkanit, tekniku kryeqytetas drejt stolit

Ilir Daja i ka dhënë fund aventurës pothuajse tre vjeçare në drejtimin e Ballkanit, një periudhë e lavdishme e klubit.

Trajneri kryeqytetas që fitoi tre tituj kampion, një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës është larguar përfundimisht nga klubi.

Daja këtë vit nuk arriti të dërgonte Ballkanin në grupe në garat evropiane, gjë që e kishte bërë dy herë radhazi.

Pas ndeshjes me Malishevën, ku Ballkani u mposht me rezultatin 3-2, Ilir Daja është përshëndetur me lojtarët e tij, lajm që konfirmohet nga drejtues të klubit për Telegrafin.

Ai pritet të vazhdojë karrierën te Dinamo Siti, klub me të cilin ka qenë i lidhur së fundmi.

Për herë të fundit, Daja drejtonte Dinamon në sezonin 2010-2011. Pas këtyre viteve ai shkëlqeu nën drejtimin e Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit dhe Partizanit.

Në orët në vijim klubi suharekas pritet të dal me komunikatë zyrtare./Telegrafi

ilir daja ballkani trajneri kryeqytetas

Lini një Përgjigje