TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2024, 19:02

Liverpuli merr fitoren e 3 radhazi me zero gola të pësuar, Junajtid, një “Titanik” që vazhdon zhytjen

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli merr fitoren e 3 radhazi me zero gola të pësuar, Junajtid,

U duk sikur pas largimit të Jurgen Klop mbyllej një epokë te Liverpuli, por në fakt kjo nisje sezoni po tregon të kundërtën sepse “Reds” me ardhjen e Arne Slot, që ndër të tjera, s’ka bërë aspak merkato (Mamadashvili është blerë për verën e vitit 2025) janë duke ecur me ritmet e dikurshme, ndoshta edhe më mirë.

Sot në “Old Trafford” ka ardhur fitorja e tretë radhazi në Premier Ligë, një sukses tepër i thjeshtë, një lojë fëmijësh ndaj Mançester Junajtid, që u përpoq deri kur Luis Diaz shënoi golin e parë. Më pas, gjithçka ishte në dishezë. Një ndeshje që foli sidomos për Kasemiron, i cili sot veshi fanelën e Liverpulit duke bërë gabime pafund, duke dhuruar topa dhe aksione golash.

Dy herë Luis Diaz dhe më pas i zakonshmi Salah, me dy asist dhe një gol, teksa janë 9 gola në 7 ndeshjet e fundit në “Old Trafford”. Dhe tashmë janë 9 gola të shënuar në 3 ndeshje për Liverpulin dhe 0 të pësuar.

liverpul mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje