TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2024, 20:02

Humbja ndaj kryeqytetasve dhemb shumë, trajneri i skuadrës kosovare sulmon arbitrat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Humbja ndaj kryeqytetasve dhemb shumë, trajneri i skuadrës kosovare

Momente tensioni u regjistruan në duelin mes Prishtinës dhe Llapit, të vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën kryeqytetase. 

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mesa duket ia ka faturuar këtë humbje arbitrit të ndeshjes, Genc Nuza. Tekniku i nënkampionëve i është sulur vrullshëm dhe i nervozuar gjyqtarit, teksa është dashur ndërhyrja e forcave policore për të shoqëruar Batatinën drejt dhomave të zhveshjes. Këto pamje ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale. 

Vlen të theksohet fakti se Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri futbollistik. Në katër ndeshjet e para, skuadra llapjane ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe është mposhtur 2 herë.

 

tahir batatina trajneri i llapit

Lini një Përgjigje