
Nedim Bajrami ka nisur një aventurë të re në Skoci, ku pas 5 vitesh largohet nga Italia. Mesfushori i Kombëtares është transferuar te Rejnxhërs në Skoci, ku do të luajë sezonin e ri.
Bajrami ka folur për këtë kalim, ndërsa ka theksuar se dëshiron të shkruajë historinë me këtë klub. Ndër të tjera ka bërë të ditur se futbolli në Skoci ndryshon nga ai në Itali, ndërsa i pëlqen mënyra e lojës.
“Fola me menaxherin tim para 2 javësh dhe u lumturova kur më tregoi për Rangers. I thashë që të mbyllte marrëveshjen dhe tani jam këtu gati për të dhënë më të mirën. Rangers është një klub me histori të pasur dhe dua të bëhem pjesë e saj. Dua të bëj edhe unë histori me këtë fanelë.
Kampionati Italian është shumë taktik dhe kam mësuar shumë atje. Këtu në Skoci është një futboll ndryshe krahasuar me Italinë. Por është një mënyrë lojë që e pëlqej”, ka theksuar Bajrami.
Lini një Përgjigje