TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2024, 21:48

Përfundon pjesa e parë/ Skocia dhe Zvicra bëjnë paqe, “perla” e Shaqirit mban helvetët në garë për kualifikimin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Skocia dhe Zvicra bëjnë paqe,

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së dytë në Grupin A. Skocia dhe Zvicra i kanë mbyllur këto 45 minuta në barazim 1-1, duke mbajtur në lojë ekipin e drejtuar nga Murati Jakin për kualifikimin në raundin e 1/16.

Vetëm 13 minuta mjaftuan për të ardhur goli, me Kombëtaren e Skocisë, që arriti të tundte rrjetën e “Helvetëve”, duke shtangur jo pak këta të fundit.

Një pasim i MekGregor u kap nga “shkatërruesi” i Mançester Junajtid, Skot Mektomeni, i cili me një godijte potente tundi rrjetën e Somer, me topin që u devijua në portë.

Xherdan Shaqiri riktheu baraspeshën në minutën e 26. Skocezët gabuan një pasim në mbrojtje dhe ishte Shaqiri ai që përfitoi duke lëshuar një “predhë” dhe shënuar golin e barazimit.

Pritet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e pjesës së dytë.

zvicra skocia

Lini një Përgjigje