
Gjermania është skuadra e parë që pret biletën për në raundin e 1/16. “Pancerat” kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Hungarinë.
Vetëm 23 minuta pas fillimit të ndeshjes, “Pancerat” ndezën atmosferën në “MHP Arena”, të Shtutgartit.
Nga një rrëmujë në zonë përfitoi Xhamal Musiala, i cili pasi mori një pasim brenda zonës nga Ilkai Gyndogan dërgoi me potencë topin në rrjetën e Gulaksi.
Në minutën e 67, ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsman gjeti edhe golin e qetësisë. Mitelsad pasoi për Gyndoan në qendër të zonës dhe mesfushori nuk e pati të vështirë të kthente në gol një penallti në lëvizje.
Me këtë fitore, Gjermania është e vetme në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Hungaria mban vendin e fundit në grupin A me 0 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Gjermania do ta luajë me Zvicrën, ndërsa Hungaria do të përballet me Skocinë. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen më 23 qershor në orën 21:00.
Lini një Përgjigje