
Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana tha se do kishte dashur të ishte në fushë në përballjen e Shqipërisë me Kroacinë, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 përballë një nga skuadrave më të fuqishme.
I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Cana tha se ndeshja e sotme ishte “maksimumi i maksimumeve”, pasi skuadra me të cilën u përballëm është një nga 3 skuadrat më të fuqishme në 5-6 vitet e fundit.
“Kemi bërë një super ndeshje, unë mendoj se jemi në maksimumin e maksimumeve. Ky maksimum ka vendosur në vështirësi nënkampionin e botës të 2013, vendin e tretë të 2022. Po flasim me një skuadër që në 5-6 vitet e fundit ka qenë në 3 skuadrat më të mira në botë dhe po flasim e për Shqipërinë. Duhet të kthehemi pak me këmbë në tokë. Ekipi jonë, pavarësisht se ne do provojmë të marrim më të mirën, ne jemi duke bërë një rrugëtim më të mirë se ç’bëhet në skenën botërore. Nuk i ke gjithmonë të gjitha gjërat në dorë. Ajo që ne prisnim si përgjigje është përvceç organizimit, është karakteri i djemve, loja që kanë bërë, shpirti që kanë dhënë në fushë, e çdo gjë tjetër falet. Kjo ndeshja e sotme, na ka bërë vërtetë shumë krenarë dhe unë me babin jam kënaqur”, tha ai.
Cana tha gjithashtu se Silvinjo ka bërë padyshim gabime në ndeshjen e parë të Shqipërisë ku humbi 2 me 1, por në ndeshjen e sotme ai meriton pa diskutim një notë të mirë.
“Mua Silvinjo, dëshira e tij për të bërë diçka të rëndësishme me Shqipërinë është prezente. Sigurisht që ndeshja e parë ishte një dështim i tij, i skuadrës, por sot si Silvinjo, si ekipi meritojnë një notë shumë të mirë. Ka vend për përmirësime, pasi disa gjëra mund të ishin bërë më shpejt. duhet të presim për diçka më definitivë”, tha Cana.
Lini një Përgjigje