
Shqipëria siguroi pikën e parë në “EURO 2024”, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në duelin e vlefshëm të Grupit B.

Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramariç dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.
Një ndeshje plot emocione ku kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe morën një pikë në një ndeshje që kishte të gjitha. Barazimi i marrë nga Shqipëria në fund nuk ka kaluar pa vëmendje në mediat kryesore botërore.

“Festa e Shqipërisë në kohën shtesë. 2-2 vjen në minutën e 95. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet vetëm fitore ndaj Italisë”, ka shkruar media italiane “Gazetta dello Sport”.

Spanjollja “AS” ka zgjedhur yllin e kroat, Luka Modriç për të përshkruar gjendjen e Kroacisë: “Modriç është shumë në telashe”.

Edhe “The Guardian” ka shkruar për barazimin e madh të Shqipërisë, duke e nënvizuar Klaus Gjasulan si autor të autogolit dhe golit.
“Çmenduri shqiptare fut në telashe Kroacinë” – është titulli i gjigantit spanjoll “Marca”.

Gjermanët e “Bild” janë po ashtu të mendimit që kishte çmenduri shqiptare në minutat e fundit.
“Shqipëria tronditi Kroacinë me një gol në minutën e 95-të” – ka shkruar media kroate Index.hr.
Lini një Përgjigje