
Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Egnatia është shtangur në “Loro Boriçi” nga Vikingur Rejkjavik.
Islandezët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28. Një gjuajtje e Pordarson u devijua fillimisht nga Malota e pastaj nga Dulis, për t’u ndalur pas krahëve të portierit Dabjani.
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e luajtur në Islnadë është mbyllur me fitoren e Egnatias me rezultatin 0-1.
Ndeshja tjetër, ajo mes Partizanit dhe Iberias e cila po luhet në “Elbasan Arena” është mbyllur me rrjeta të paprekura. Me këtë rezultat të kuqtë janë me një këmbë jashtë Ligës së Konferencës, pasi ndeshja e parë mes këtyre ekipeve e luajtur në Gjeorgji është mbyllur me fitoren e pastër të Iberias me rezultatin 2-0.
Lini një Përgjigje