
Loriana Kuka thotë mjaft. Xhudistja e Kosovës ka vendosur që të largohet nga sporti, në moshën 27-vjeçare.
“E kom nis ditën shumë mirë, kam qenë shumë e fokusuar dhe jam shumë e lumtur që kam arritur së paku luftën e parë ta fitojë. Në luftën e dytë kam qenë gjithashtu e koncentruar, e kam ditë se çfarë duhet të bëjë, por fati nuk deshi që të shkojë deri në çerekfinale”, ka thënë fillimisht Loriana.
Kom garuar me plotë lëndime dhe për këtë jam shumë krenare çfarë kam arritur deri sot, që kam garuar deri sot me lëndime dhe nuk jam ndal asnjëherë ”.
Kjo ka qenë gara e fundit për mu, kam dashur ta përfundoj më mirë normalisht, por jam krenare për çfarë kam arritur deri tash” – shkruan ajo.
Loriana Kuka ka fituar medalje bronzi në vitin 2019. Në Lojërat Evropiane në Minsk në vitin 2019, po ashtu fitoi medalje të bronztë. Medalje të bronztë evropiane ka fituar edhe në vitin 2020.
27-vjeçarja ka edhe një medalje të artë në Lojërat Mesdhetare të vitit 2022, ndërsa në vitin 2018 kishte medalje të argjendtë në Lojërat Mesdhetare.
Ka medalje të bronztë në Masters, tri të bronzta në garat Grand Slam dhe tri të arta, dy të argjendta e dy të bronzta në garat e nivelit Grand Prix.
Pra karriera e Lorianës është shumë e suksesshme.
Ajo është kualifikuar dy herë në Lojërat Olimpike. Loriana pritet ta vazhdojë jetën në Zvicër, ndërsa kontributi i saj sportiv për Kosovën vlerësohet i madh. Ajo është vajza e Sylë Kukës, që trajneri i saj, Driton Kuka e vlerëson trajnerin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Dhe nën drejtimin e kryemjeshtrit Kuka, Lori, siç njihet shkurt xhudistja, ka prekur nivelet e larta të sportit.
Lini një Përgjigje