TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2024, 18:26

“Pirati” shkëlqen në miqësore, Vedat Muriqi realizon dopietë; Majorka fiton me ‘manita’

Shkruar nga Pamfleti

“Pirati” shkëlqen në miqësore, Vedat Muriqi realizon

Vedat Muriqi duket se është gati për sezonin e ri në La Liga me skuadrën e tij.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist në miqësoren e fundit të Majorkës ndaj Poblense, të fituar me rezultatin e thellë 5-0.

Ishte pikërisht futbollisti shqiptar që hapi llogaritë e takimit duke shënuar në minutën e 11, ndërsa po Muriqi realizoi edhe të dytin pas katër minutash dhe në vijim, Majorka gjeti rrugën e rrjetës edhe në tre raste të tjera.

“Pirati” përgatitet të nisë sezonin e katërt në Spanjë, me “bomberin” kosovar, i cili është një prej aseteve më të rëndësishëm të skuadrës spanjolle, teksa në sezonin e fundit të La Liga, Muriqi u aktivizua në 29 ndeshje duke shënuar shtatë gola ndërsa dhuroi edhe dy asistë.

vedat muriqi sulmuesi kosovar majorka

Lini një Përgjigje