TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2024, 16:23

Dita e 6 e Lojërave Olimpike/ Kosova e dyta nga vendet e Ballkanit Perëndimor për medaljet e fituara, kryeson Serbia!

Shkruar nga Pamfleti

Dita e 6 e Lojërave Olimpike/ Kosova e dyta nga vendet e Ballkanit

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë hyrë në ditën e 6 të tyre. Edhe kjo Olimpiadë ashtu si edhe të tjerat në të shkuarën, kanë konfirmuar Serbinë si shtetin udhëheqës sa i përket medaljeve të fituara në vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia ka fituar gjithsej 24 medalje në Olimpiadë (7 të arta, 7 të argjendta dhe 11 bronzi).

Në vendin e dytë vjen menjëherë Kosova. Përfaqësuesja “Dardane” ka fituar gjithsej 5 medalje. Prej tyre tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. Medaljen e argjendtë dhe të bronztë delegacioni i Kosovës e ka marrë pikërisht në “Paris 2024”, në sajë të xhudisteve të talentuara që bën krenar këdo shqiptar anembanë botës, Laura Fazlliu dhe Distria Krasniqi.

Në vendin më të ulët në podium nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë medalje olimpike renditet Maqedonia e Veriut, e cila ka një medalje të argjentë dhe një të bronztë.

Këtë klasifikim e mbyll Mali i Zi me një medalje (argjendi) të vetme. Ndërsa të vetmet shtete të rajonit pa medalje në Olimpiadë janë Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina. Le të shpresojmë se sportistët tanë në ditët në vijim do të na dhurojnë të parën medalje në historinë e olimpiadave.

kosova serbia lojërat olimpike

Lini një Përgjigje