TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2024, 10:43

Barcelona pranë goditjes së bujshme në merkato, katalanasit arrijnë marrëveshjen me yllin që shkëlqeu në Europian

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona pranë goditjes së bujshme në merkato, katalanasit

Barcelona kërkon të përforcojë skuadrën në mënyrë që të ngjitet dhe njëherë në majat e futbollit botëror, teksa drejtuesit kërkojnë t’i japin disa emra të rinj trajnerit Hansi Flick që ta arrijë këtë gjë.

Siç bën me dije eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ylli që shkëlqeu me Spanjën në Europian kërkon të transferohet me çdo kusht te klubi katalanas.

Nga ana tjetër, RB Leipzig është i gatshëm që ta shesë spanjollin për një shumë bindëse dhe meqenëse Nico Williams zgjodhi të qëndrojë te Athletic Bilbao, Barcelona është e gatshme të ofrojë çdo gjë për Dani Olmon.

Marrëveshja me lojtarin është arritur teksa tashmë pritet të gjendet gjuha e përbashkët dhe me klubin gjerman, teksa katalanasit do t’i duhet të mposhtin Manchester Cityn në këtë garë.

Lini një Përgjigje