
Pothuajse katër vite më parë, më 24 nëntor në “Allianz Stadium” të Torinos, në skenën më të madhe të futbollit europian, në Champions, një sulmues shqiptar spikati në mënyrë të veçantë.
Ishte Myrto Uzuni, i cili ishte përballë 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo dhe i shënoi gol “Bardhezinjve” të Juventus në emër të hungarezëve të Ferencvaros, me “yllin” e Kombëtares sonë, që festoi ashtu si idhulli i tij dhe ky festim bëri gjithashtu xhiron e botës.
Dy futbollistët do të jenë sërish përballë, tashmë me fanela të ndryshme dhe në një tjetër vend.
Skuadra e Uzunit, Granada ka njoftuar se në 4 gusht do të luhet një miqësore ndaj “gjigantëve” sauditë të Al-Nassr, me sfidën që do të zhvillohet në orën 19:30, në “Estadio Municipal Ciudad de La Linea”.
Uzuni prej dy sezonesh e gjysmë tashmë luan për spanjollët e Granada, duke fituar “Këpucën e Artë” të Ligës së dytë spanjolle dhe duke qenë sezonin e shkuar, shënuesi më i mirë i ekipit në La Liga.
Cristiano Ronaldo ndërkaq prej janarit të vitit 2023 luan për skuadrën e Al-Nassr, duke shënuar 64 gola në 70 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Lini një Përgjigje