TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 20:37

Struga e pëson në minutën e 96-të, ekipi i Qatip Osmanit eliminohet nga Liga e Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Struga e pëson në minutën e 96-të, ekipi i Qatip Osmanit

Struga është eliminuar nga Liga e Konferencës. Pjunik Jerevan siguroi kualifikimin pasi fitoi 3-1 në shtëpi. Kujtojmë se takimi i parë ishte fituar 2-1 nga Struga në Maqedoninë e Veriut.

Qatip Osmani dhe të tijtë ëndërruan kualifikimin në turin e tretë, por gjithçka u prish me golin e Pjunik në minutën e 96. Pjesa e parë kishte përfunduar 2-1, ndërsa armenët e panë fillimisht veten në avantazhin e 2 golave.


Sigurisht që ky skualifikim nuk mund të quhet pa pengje. Mbyllet me kaq aventura europiane për kampionët e Maqedonisë së Veriut, që nuk ia dolën të spikasnin ndryshe nga viti i kaluar.

struga pjunik jerevan liga e konferencës

Lini një Përgjigje