TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 20:15

Fotoja e sërfistit në “Paris 2024” bëhet virale, duket fotomontazh por është e vërtetë

Shkruar nga Pamfleti

Fotoja e sërfistit në “Paris 2024” bëhet virale,

Festimi i një sërfisti pasi kishte kryer provën e tij në Lojërat Olimpike është kthyer në foton e ditës në “Paris 2024” dhe po qarkullon rrjetin, pasi duket si një fotomontazh.

Aty shfaqet braziliani Gabriel Medina, i cili 10 mijë milje larg Francës, në Tahiti ku po kryhen garat e sërfit për aktivitetin, dhuroi një provë spektakolare në një dallgë. Ai mori notën rekord 9,9 nga 10 të mundshme për paraqitjen e tij dhe e kuptoi menjëherë që kishte bërë diçka të jashtëzakonshme, duke kërcyer mbi dallgë bashkë me sërfin e tij.

Një fotograf shkrepi pikërisht momentin kur Medina është në ajër, duke bërë më duart lart dhe kjo foto është bërë simbol i Olimpiadës duke qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale.

gabriel medina sërfisti brazilian

Lini një Përgjigje