TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 19:54

Myrto Uzuni i lakmuar në merkato, Granada merr në shqyrtim ofertat deri në 8 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni i lakmuar në merkato, Granada merr në shqyrtim ofertat

Ndërsa Granada po vijon fazën përgatitore, drejtuesit e klubit po vazhdojnë të punojnë për të formuar skuadrën që do të përballet sezonin e ri, me synimet e saj për t’u ngjitur në La Liga.

Nëse do të ishte për klubin, ata nuk dëshirojnë që Lukas Boje dhe Myrto Uzuni të largohen nga “Los Carmenes”, por çështja është se ata janë lojtarë shumë të lakmuar në treg. Në rastin e Uzunit, nuk ka mbërritur asnjë ofertë që vërtet ia vlen të ndalesh për të biseduar. Sulmuesi shqiptar ka kontratë deri në vitin 2026 dhe klauzola e tij ka shkuar nga 25 në 12 milionë euro për shkak të rënies një kategori më poshtë.

Granada, si në rastin e mëparshëm, nuk dëshiron që shqiptari të largohet nga skuadra. Megjithatë, një propozim të mundshëm, që do të arrinte në 8 milionë euro do të konsiderohej i pranueshëm për t’u marrë në shqyrtim. Ndërkaq, Uzuni ka marrë numrin 10 në fanelë dhe në rast se nuk vjen asnjë ofertë që i përshtatet kërkesave të klubit spanjoll, do të luajë edhe një tjetër sezon te Granada.

myrto uzuni sulmuesi shqiptar granada

Lini një Përgjigje