TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 21:25

“Nuk e kanë bërë as në Shqipëri”, Keidi Bare prezantohet me shqiponjë tek ekipi i ri: U çuditën familja dhe shokët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e kanë bërë as në Shqipëri”, Keidi

Klubi i Real Zaragozës ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të prezantuar Keidi Baren para tifozëve të vet.

Në videon e prezantimit të mesfushorit kuqezi, shihej një shqiponjë që fluturonte derisa ulej në krahun e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Zaragoza (@realzaragoza)

Kjo nuk ka ndodhur kurrë, nuk e kanë bërë as në Shqipëri”, tha Bare në një tjetër video të publikuar nga klubi në rrjetet sociale.

Ndërkohë në intervistën e parë zyrtare si lojtar i Zaragozës, ai foli për ambiciet që kishte me klubin e tij të ri, por edhe për këtë episod mjaft interesant.

Unë një lojtar veteran? Jam 26 vjeç, por nëse njerëzit duan të më shohin ashtu, nuk ka problem. Vij këtu me dëshirën më të madhe për të luftuar që të tentojmë ngjitjen. Nuk e njihja qytetin, por njihja klubin që është i madh dhe historik. Kam pyetur, pasi kisha shumë shokë që kanë luajtur këtu më parë dhe më kanë folur shumë mirë.

Prezantimi me shqiponjë? E gjitha familja ime mbeti e çuditur dhe miqtë e mi gjithashtu. Ishte diçka unike dhe më pëlqeu shumë. Kombëtarja? Është diçka unike. Është vendi im dhe e kisha ëndërr që i vogël. Ia kam dalë që të realizoj këtë ëndërr për shumë vite”, tha Bare në fjalët e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Zaragoza (@realzaragoza)

keidi bare mesfushori shqiptar real zaragoza

Lini një Përgjigje