TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 21:56

Ballkani mposht modestët maltezë, perla nga 35 metra dhe një penallti u japin kualifikimin kampionëve të Ilir Dajës

Shkruar nga Pamfleti

Ballkani mposht modestët maltezë, perla nga 35 metra dhe një

Ballkani mposht me rezultatin e pastër 0-2 maltezët e Hamrun Spartans dhe kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në pjesën e parë skuadrat u treguan mjaft të kujdesshme, teksa u regjistrua vetëm një goditje në portë, ajo e skuadrës nga Suhareka.

Vendasit nga Malta treguan dëshirë në fillimin e pjesës së dytë, por nuk u treguan konkret. Me kalimin e minutave, të besuarit e Ilir Dajës filluan të dilnin në lojën e tyre, duke u vendosur kështu në kërkim të golit.

Hamidi kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 64, duke shfrytëzuar në maksimum një gabim të kundërshtarit në largimin e topit. Goli i dytë dhe që “vulosi” kualifikimin mban firmën e Karricës, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 75.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve e zhvilluar në Kosovë kishte përfunduar në barazim 0-0.

Një sukses i rëndësishëm për kampionët e Kosovës, të cilët tashmë, në raundin e tretë do të luajnë ndaj Larne, skuadrës nga Irlanda e Veriut që është një kundërshtar shumë i njohur, me skuadrën e ilir Dajës që edicionin e kaluar e mposhti me rezultatin e përgjithshëm 7-1.

 

ballkani hamrun spartans liga e konferencës

Lini një Përgjigje