TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2024, 20:20

Llapi eliminohet nga Liga e Konferencës, gjigandi danez “ia bën 8 me 2” skuadrës kosovare

Shkruar nga Pamfleti

Llapi eliminohet nga Liga e Konferencës, gjigandi danez “ia bën

Llapi është eliminuar që në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Klubi kosovar, pas disfatës 6-0 ndaj Brondbi në ndeshjen e parë, sot barazoi 2-2 ndaj ekipit danez, duke humbur me rezultatin e përgjithshëm 8-2.

Gashijan kaloi në epërsi skuadrën e Batatatinës në pjesën e parë, por gëzimi zgjati pak, pasi mysafirët përmbysën llogaritë me Jeboah dhe Omoijuanfo.

Autogoli i Mikelsen “vulosi” shifrat përfundimtare në 2-2. Brondbi merr kështu një biletë për në fazën tjetër, me synimin e vetëm, kualifikimin në fazën e grupeve.

Në krahun tjetër, te Llapi duhet të provojnë përsëri sezonin e ardhshëm.

llapi brondbli liga e konferencës

Lini një Përgjigje