TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2024, 21:51

Përfundon pjesa e parë/ Dortmundi dominon Realin, Adejemi fal madrilenët; shtylla u mohon fitoren verdhezinjve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Dortmundi dominon Realin, Adejemi fal

Përfundon pjesa e parë e finales së Champions League mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit. Ndeshja e luajtur në mitikun “Uembli”, është mbyllur me rrjeta të paprekura, edhe pse gjermanët dominuan spanjollët, duke krijuar disa raste të pastra shënimi.

Sfida nisi me një të papritur, ku pas vetëm 20 sekondash lojë ndeshja u ndërpre për shkak se një tifoz hyri në fushë.


Loja në minutat e para u përqendrua në mesfushë, edhe pse të dyja skuadrat provuan të rrezikonin portat kundërshtare.

Në minutën e 15, provoi Vinisius me një gjuajtje nga brenda zonës, por topi shkoi shumë larg kuadratit. Ndërkohë rasti më i pastër për gol i përket minutës së 22, teksa Adejemi  i gjendur i vetëm para Kurtua nuk arriti të shënonte.


Në minutën e 23, shtylla i mohoi golin gjermanëve. Ishte Fulkryg ai që “flirtoi” me avantazhin, por u ndal nga shtylla.  

Mbetet për t'u parë si do të shkojnë 45 minutat e dyta mes Dortmundit dhe Realit dhe kush do të ngrejë në qiell trofeun e Champions League.

 

borusia dortmund real madrid finalja e champions league

Lini një Përgjigje