TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2024, 20:23

Mijëra tifozë zbarkojnë në mitikun “Uembli”, ish-çiklisti përshkruan 600 km për të mbështetur Dortmundin

Shkruar nga Pamfleti

Mijëra tifozë zbarkojnë në mitikun “Uembli”,

Mijëra tifozë kanë zbarkuar pranë stadiumit mitik “Uembli”, në të cilin do të zhvillohet edhe takimi final në Champions mes Borusias së Dortmund dhe Realit të Madridit.

Përveç mbështetësve të zjarrtë gjermanë, të cilët njihen si “muri i verdhë”, një ish-çiklist profesionist ka përshkruar 600 km për të parë këtë finale. Bëhet fjalë për Rik Zabel. Ndoshta ky mund të tingëllojë si udhëtimi më i pazakontë që keni dëgjuar. Kjo situatë është postuar edhe në rrjetet sociale nga klubi i Borusias së Dortmundit, duke e cilësuar tifozin më special të rrugëtimit drejt Londrës.

Tashmë “stafeta” e spektaklit do t’i kalojë futbollistëve në fushë. Marko Rojs dhe Mats Humels me shumë gjasa do zbresin për herë të fundit me fanelën verdhezi, ndonëse nuk ka asnjë njoftim mbi të ardhmen e mbrojtësit veteran. Në letër grupi i Ançelotit është ndjeshëm më i favorizuar për triumf.

rik zabel ish-çiklisti borusia dortmund

Lini një Përgjigje