TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Qershor 2024, 20:02

Ançeloti nuk bën surpriza, publikon formacionin zyrtar të finales së Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Ançeloti nuk bën surpriza, publikon formacionin zyrtar të

Borusia Dortmund dhe Real Madrid përballen sot në Londër në stadiumin mitik “Uembli” për trofeun e Ligës së Kampioneve, në një finale që i jep fund një sezoni futbollistik të jashtëzakonshëm për të dy skuadrat në arenën ndërkombëtare.

Gjermanët kanë kaluar çdo parashikim, teksa mbërritën në finalen e turneut duke bërë surpriza të njëpasnjëshme dhe tani kërkojnë të thyejnë edhe një skuadër që nuk di të humbasë kur vjen në këtë pikë.

Ndërsa Reali vjen me petkun e favoritit, të një superekipi që kërkon të çojë në 15 numrin e trofeve të fituar në histori, që e bëjnë këtë praktikisht turneun e preferuar të tyre.

Karlo Ançeloti ka respektuar traditën dhe ka publikuar shumë herët formacionin e ekipit të tij, dy orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes, duke mos dhuruar surpriza, pasi është konfirmuar Kurtua në portë dhe Kamavinga në mesfushë.

Formacionet zyrtare:

Borusia Dortmund: Kobel, Adejemi, Brandt, Can, Fulkryg, Humels, Matsen, Rjerson, Sabitcer, Sanço, Skolterbek.
Trajner: Edin Terziç

Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Rydiger, Naço, Mendi, Kamavinga, Valverde, Kros, Belingam, Rodrigo, Vinicius.
Trajner: Karlo Ançeloti

Ançeloti nuk bën surpriza, publikon formacionin zyrtar të

borusia dortmund real madrid formacionet zyrtare

Lini një Përgjigje