
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Çeki-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e europianit “EURO 2024”. 45 minutat e para të luajtura në “Fortuna Arena” janë mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 11, vendasit rrezikuan shumë me Pavlenkan, i cili pasoi brenda zonës dhe Asani me Cikalleshin vrapuan për t’i marrë topin mbrojtësit, por pa ia dalë.
8 minuta më vonë çekët pretenduan për një penallto, por gjyqtari pa qartë shtrirjen në tokë të kundërshtarit.
Në minutën e 25 Kuçta goditi me kokë brenda zonës, por Berisha devijoi topin në këndore. 2 minuta më vonë, Asani pati mundësinë e arë, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 28, Shqipëria rrezikoi sërish, Asani nxori bosh Cikalleshin, i cili nuk arriti të shkonte te topi.
Në minutën e 42, çekët patën rastin e artë, por Hysaj shpëtoi Shqipërinë.
Pjesa e dytë pritet të jetë më intensive dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv të kombëtares sonë.
Lini një Përgjigje