
Elseid Hysaj nuk është kapiten i Shqipërisë. Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo ka “graduar” mbrojtësin Berat Gjimshiti, vetëm një orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të “EURO 2024” në Pragë ndaj Çekisë. Ky është vendimi i teknikut Silvinjo, pikërisht në këtë moment kaq vendimtar.
Një lëvizje surprizë kjo e Silvinjos, duke parë që Hysaj ka qenë prej kohësh kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe Etrit Berisha zëvendësuesi i tij, por asnjëri nga ata nuk do e mbajë shiritin, me Gjimshitin që është gati të marrë një përgjegjësi akoma dhe më të madhe në Kombëtare.
29-vjeçari Hysaj ka luajtur 76 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar edhe 2 gola. Kujtojmë që lojtari në fjalë ka qenë pjesë e kombëtares U-17 dhe U-21.
Lini një Përgjigje