Kombëtarja shqiptare luan sot ndeshje shumë të rëndësishme në transfertë përballë Çekisë, një duel, i cili mund të shërbejë për të bërë më të thjeshtë rrugëtimin drejt “EURO 2024” në rast rezultati pozitiv.
Në stadiumin “Fortuna Arena” pritet një atmosferë e zjarrtë, edhe për shkak të pranisë së mijëra tifozëve shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Pragës. Por edhe në rrjetet sociale është ndezur atmosfera me postimet e mbështetësve kuqezi.
Një “ndihmë” e ka dhënë edhe vetë UEFA, teksa në adresën e saj zyrtare në Twitter, pak orë para fillimit të ndeshjes, ka postuar atë që është cilësuar goli më i bukur i raundit të tretë të ndeshjeve, predhën e Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe.
???????? This Kristjan Asllani strike in Albania's last #EURO2024 qualifier ????#EURO2024 pic.twitter.com/8AmjBoN6kL
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 7, 2023
Lini një Përgjigje