TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2023, 17:57

Përfaqësoi ngjyrat kuqezi për U-21, ish-i i kombëtares “braktis” Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Përfaqësoi ngjyrat kuqezi për U-21, ish-i i kombëtares

Lojtarë nga të gjitha trevat shqiptare “ëndërrojnë” që njëherë në karrierën e tij të veshin fanelën e kombëtares shqiptare. Por ka dhe raste kur “braktisin” kuqezinjtë për një tjetër kombëtare.

I fundit që ka vendosur të mos përfaqësojë fanelën kuqezi në arenën ndërkombëtare është Isnik Alimi. 29-vjeçari ka marrë “dritën jeshile” nga FSHF-ja dhe në këto kushte ka vendosur të përfaqsojë Maqedoninë e Veriut.

Mesfushori nga Struga është pjesë e Sepsi në Rumani, ndërsa aktualisht është i grumbulluar nga Maqedonia e Veriut për sfidat e këtij muaji. Në të kaluarën Alimi ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi, teksa ka mbajtur veshur fanelën e kombëtares U-21. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut do të presë në shtëpi Italinë më 9 shtator dhe pas 3 ditësh do të sfidojë Maltën në transfertë.

isnik alimi ish-futbollisti kuqezi

Lini një Përgjigje